Aksident trafiku në Kondovë, lëndohet një person

Aksident trafiku në Kondovë, lëndohet një person

Me 11.01.2019 rreth orës 17.30 është lajmëruar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Kondovë, vetura e tipit “ BMV “ e drejtuar nga V.M.(43) nga Tetova është përplasur me një gardh prej metali dhe është rrotulluar, transmeton Almakos.

Shoferi është lënduar rëndë dhe është kontrolluar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.

Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.