Me 24.03.2019 në ora 04.00 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” vetura e tipit “Seat leon” me targa nga Kumanova e drejtuar nga B.P.(26) nga Kumanova ka dal nga rruga dhe është lënduar rëndë shoferi B.P. i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Kumanovë, transmeton Almakos.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.