Në bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom të Shkupit mëngjesin e sotëm ka ndodhur aksident trafiku ku automjet i tipit “reno” ka goditur një shtyllë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë deklaruar se sipas informatave të para nuk ka persona të lënduar. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Trafiku në këtë pjesë të qytetit ka qenë i vështirë këtë mëngjes.
Aksidenti në SPB- Shkup është paraqitur në orën 08:40, ndërsa është kryer inspektim nga ekip hetues i SPB -Shkup.