Me 10.01.2019 rreth orës 07.30 në udhëkryqin e rrugëve ‘Aron Aroesti’ dhe ‘Minela Babukovski’ në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Micubishi” me targa nga Manastiri, e drejtuar nga L.S.(36) nga Krusheva e ka goditur këmbësorin H.N.(58) nga Manastiri, transmeton Almakos.
Nga goditja, H.N. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.