Me 10.07.2019 në ora 02.15 në Negotinë është lajmëruar se në rrugën “Industriska”, I.P.(27)nga Negotina, duke drejtuar motoçikletën “Gilera”, e ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, transmeton Almakos.
I.P. pas rrëzimit është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Qendrën Mjekësore në Negotinë.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë.