Me 20.08.2019 në ora 15.25 në rrugën “Ilindenska” në Ohër ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes A170” me targa nga Ohri, e drejtuar nga S.S.(61) nga Ohri dhe veturës së tipit “Opel Zafira” me targa nga Ohri, e drejtuar nga A.N.(23) nga Ohri, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë S.S., ndërsa është lënduar lehtë A.N., pas së cilës janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër.