Me 20.08.2019 në ora 12.55 në rrugën regjionale Prilep-Krushevë, E.R.(46) nga Prilepi, duke drejtuar motoçikletën “Fosti” me targa nga Prilepi, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos.
Në aksident motoçiklisti është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në Spitalin e qytetit në Prilep për ndihmë mjekësore. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep.