Me 12.01.2019 në ora 03.10 është lajmëruar se në Probishtip në rrugën “Miro Baraga” vetura e tipit “Mercedes” me targa nacionale bullgare, e drejtuar nga K.A.(29) nga Probishtipi ka dal nga rruga duke goditur katër vetura të parkuara: tre vetura “golf” dhe një veturë “opel korsa”, transmeton Almakos.
Në aksident shoferi është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e shëndetit në Probishtip dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Probishtip dhe po punohet për zbardhjen e rastit.