Me 25.08.2019 në ora 00.10 në rrugën “532” në fshatin Marinë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “shkoda fabia” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga T.G.(49) nga Shkupi dhe motoçikletës “linden” e drejtuar nga një adoleshent, dhe në të cilën ka pasur edhe një adoleshent tjetër, transmeton Almakos.
Në aksident janë lënduar dy adoleshentët që janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.