Me 22.08.2019 në ora 13.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Goce Dellcev’ ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen Turan’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga R.S.(36) nga fshati Idrizovë dhe motoçikletës “Suzuki” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Gj.(37) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë motoçiklisti dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.