Me 19.04.2019 në ora 17.35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Jugo”, e drejtuar nga A.M.(37) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.A.(32) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Pas aksidentit M.A. dhe bashkëudhëtarët nga vetura e tij “Pezho 307”, I.N.(32) dhe dy persona të moshës nga 10 dhe 8 vjeç, të gjithë nga Shkupi, me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Derisa te A.M. janë konstatuar lëndime të rënda dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.