Me 24.08.2019 rreth orës 20.10 në parkingun në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” vetura e tipit “fiat puno” me targa nga Tetova, e drejtuar nga T.G.(38) nga Tetova e ka goditur biçiklistin A.I.(45) nga Tetova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë A.I. i cili është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Tetovë. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.