Aksident zinxhiror në Shkup, lëndohen katër persona

Aksident zinxhiror në Shkup, lëndohen katër persona

Me 10.06.2019 në ora 16.15 në autostradën “Nënë Tereza” në eterin e fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Fiat Seicento” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.D.(43) nga fshati Trubarevo, Shkup, veturës së tipit ‘Folksvagen Golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga A.S.(26) nga Novo Selo, Tetovë dhe veturës së tipit “Pezho Biper” me targa nga Shkupi e drejtuar nga J.D.(44) nga Shkupi, transmeton Almakos.

Në aksident tre shoferët si dhe bashkëudhëtarja e veturës ‘Pezho Biper’, E.R.(36) nga Shkupi janë lënduar. J.D. dhe A.D. janë lënduar rëndë dhe me veturn e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, përderisa A.S. dhe E.R. janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “ 8 shtatori”.

Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.