Aksidenti/ E përplas makina në Lezhë, ndërron jetë rrugës për në spital drejtuesi i motoçikletës

Aksidenti/ E përplas makina në Lezhë, ndërron jetë rrugës për në spital drejtuesi i motoçikletës
Tash esht Koha

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lezhë, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen.



Një makinë ka përplasur motoçikletën, duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Lezhë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Tash esht Koha