14 Mars 2019 / 23:12
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit edhe për shoferin e autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në fshatin Llaskarc, ku humbën jetën 15 persona. Shoferi akuzoket për kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjegjshme.
Gjykata më herët kishte caktuar masën e paraburgimit 30 ditor edhe ndaj pronarit të kompanisë “Durmo Turs” dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”. Ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë janë shqiptuar masa të kujdesit.
Loading…