Aksidenti pranë spitalit të Tiranës, plagoset një person

Aksidenti pranë spitalit të Tiranës, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, fare pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza. Një automjet është përplasur me një motoçikletë e për pasojë i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit.

I riu aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe sipas të dhënave paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e shkaqeve.