19 Shkurt 2019 / 22:56
Në emisioni “Programi 200” që u transmetua sot në orën 22:00 për temën aktuale që po flitet këto ditë, atë të tragjedisë të Llaskarëcs, në studio u fol për kapacitet e spitaleve që përballen me situata emergjente si ajo dhe a trajtohen të prekurit nga aksidenti për traumat psikike.
Psikoterapistja Adili thotë se njerëzit duhet të mësohen të trajtojnë ndjenjat. Aji thotë se aksidenti do të lërë gjurmë gjatë tek shoqëria. Adili thekson se aksidenti ka bërë njerëzit bashkë pavarësisht dallimeve që kanë.
Shoku është një lloj fenomeni që e paralizon njeriun, jo të gjithë njerëzit kanë ardhur te nevoja për të folur me dikë. Por pas një kohe të caktuar nuk mund ta mohojmë atë se çfarë ka ndodhur. Dhoma e Psikologëve ka bërë një thirrje të hapur dhe psikologët që janë të licencuar ose psikoterapeutët mund të japin ndihmën e tyre profesionale. Po presim se në çfarë mënyrë do organizohet e gjitha kjo, nëse do ketë grupe apo seanca individuale nëpër familje. Jemi akoma në përgatitje e sipër, por thirrja është bërë dhe psikologët janë paraqitur. Do duhet vetëm të shohim sa ka njerëz që janë të interesuar të shohin në dhimbjen e tyre se ku i ka çuar kjo traumë, ku i ka prekur dhe mese po përballen tani- Psikoterapistja Adili.
Alsat
Loading…