Aksion edukativ për siguri të fëmijëve në komunikacion

Aktivitete dhe ngjarje edukative preventive për komunikacion do të mbahen në kuadër të aksionit “Shkolla të sigurta – nxënës të klasave të para të sigurt” të cilën e organizojnë Këshilli Republikan për Siguri në  Komunikacion të Rrugëve (KRSKR) dhe Trigllav Sigurimi.
Aksioni filloi në SHF ” Kole Kaninski” në Manastir, ndërsa do të realizohet në më shumë se 20 komuna. Për këtë rast janë përgatitur 4.000 xhaketa fluoreshente të sigurisë të cilat do t’iu ndahen nxënësve nga klasa e parë për dukshmëri më të madhe në komunikacion.

Maska “Qeni – Ruan” do të jetë pjesëmarrës aktiv i ngjarjeve edukative në të cilat fëmijët do t’i mësojnë  rregullat themelore në komunikacion.
Nxënësit e klasave të para do të trajnohen edhe për njohje të rrezikut dhe rreziqeve në komunikacion.
“Siguria e fëmijëve në komunikacion është prioritet i përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët e secilit individ dhe të gjithë pjesëmarrësve  në shoqëri. Kujdesi për to është përgjegjësi e sektorit publik, organizatave joqeveritare dhe të kompanive private”, thonë organizatorët.

Ngjarjet publike dhe ligjëratat edukative të cilat do të organizohen në më shumë shkolla përgjatë Maqedonisë, do të përmbushen me materiale edukative të komunikacionit: ngjyra, orar për orët mësimore, lekturë komunikacioni

[embedded content]

TAGS