Aksion i madh policor: Tre shkupjanë arrestohen në Kërçovë me drogë nga Shqipëria! Ja çka deklaron MPB (Video)

Aksion i madh policor: Tre shkupjanë arrestohen në Kërçovë me drogë nga Shqipëria! Ja çka deklaron MPB (Video)

91 kilogramë marihuanë janë sekuestruar në Kërçovë, ndërkaq MPB ka arrestuar tre persona nga Shkupi. Përveç këtyre tre personave MPB dhe Prokuroria Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal edhe ndaj tre personave të tjerë, dy nga Struga dhe një nga Shkupi, për shkak se ekzistojnë dyshime të bazuara se kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, substance psikotrope dhe prekusore.”

+ VIDEO/ Aksion i madh policor: Tre shkupjanë arrestohen në Kërçovë me drogë nga Shqipëria! Ja çka deklaron MPB

+ VIDEO/ Aksion i madh policor: Tre shkupjanë arrestohen në Kërçovë me drogë nga Shqipëria! Ja çka deklaron MPB http://www.almakos.com/aksion-i-madh-policor-tre-shkupjane-arrestohen-ne-kercove-me-droge-nga-shqiperia-ja-cka-deklaron-mpb-video

Opublikowany przez Almakos.com 22 marca 2018

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se personat e kanë blerë marihuanën nga Shqipëria dhe e kanë ruajtur në Strugë, me qëllim që ta transportojnë në Shkup. Dje në orët e hershme të mëngjesit droga është dashur që të dërgohet në Shkup, ndërkaq ka qenë e vendosur në një makinë e tipit “Mercedes” me tabela të Shkupit, ku edhe kanë qenë dy nga personat e kapur, e ndërsa para kësaj një makinë e tipit “BMW” ka lëvizur në rolin e të ashtuquajturit ‘pastrues’ ka qenë me tabela të Prilepit dhe vozitës ka qenë një nga personat e kapur.

Tek makina e tipit “Mercedes” gjatë kontrollit janë gjetur 9 çanta dhe një çantë udhëtimi me marihuanë. Personave me iniciale S.O, S.F, dhe I.F, nga ana e Gjykatësit të procedurës paraprake u është përcaktuar masa e paraburgimit prej nga 30 ditë. Personi me iniciale E.M tanimë vuan dënim me burg në Strugë dhe është transferuar në burgun hetimor në Shutkë, derisa për personat H.F dhe B.K akoma po gjurmohet.