Aksion policor në Çair

Aksion policor në Çair

Policia e Shkupit, më urdhër paraprak të gjykatës, më 4 prill ka bastisur shtëpinë dhe hapësirat e tjera të personit me iniciale B.Z, 29 vjeç, në territorin e Çairit në Shkup.

Gjatë kontrollit, siç raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, afër shtëpisë janë gjetur makina e tipi “Mercedes MI” pa targa, “Fiat Punto” me shenja të Kosovës, “Mercedes e270” me targa të Shkupit, motor i tipit “SF 250” dhe skuter “Aprilia”, që të dy pa targa.

Në afërsi të automjeteve është gjetur një çantë me 8 maska të zeza, thuhet në njoftimin e MPB-së. Për të gjitha lëndët dyshohet se kanë origjinë nga vepra penale dhe të njejtat i janë dorëzuar NJPB Çair për procedura të mëtejshme. Personi B.Z është në arrest shtëpiak, thonë nga MPB, ndërsa nga liria është privuar edhe A.B, 27 vjeç, që ka qenë me të gjatë aksionit të policisë.