Aksion policor në disa qytete, kapet 60 kg ‘çokollatë’ dhe arrestohen 7 persona

Aksion policor në disa qytete, kapet 60 kg ‘çokollatë’ dhe arrestohen 7 persona

Një aksion anti-drogë është zhvilluar këtë të premte nga policia e shtetit në disa qytete. Nga informacionet e deritanishme rezulton se policia ka arritur të godasë një grup që trafikonte kanabis në formën e çokollatës. 60 kg e llojit të drogës është sekuestruar, ndërsa në pranga kanë rënë 7 persona. 4 prej të arrestuarve janë ndaluar në Tiranë, ndërsa 3 të tjerët në Durrës.

Ndërkohë në media kanë dalë inicialet e të ndaluarve në Tiranë, konkretisht shtetasi: Sh.M., P.A., E.R., dhe D.M. Po ashtu në disa media ka qarkulluar lajmi se njëri prej të arrestuarve është vëllai i një shefi policie. Por deri më tani informacioni mbetet ende i pakonfirmuar nga autoritetet./Express