25 Shkurt 2019 / 13:11
Aksion policorë në rajonin e Gostivarit me çrast punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, në orët e hershme të mëngjesit kanë realizuar kontroll në objektin hotelerik, me lokacion në rrugën JNA në Gostivar, pronë e 35-vjeçarit E.A. nga fshati Llakavicë e Gostivarit.
Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 4 femra, 3 prej të cilave shtetase të Serbisë dhe një Shtetase e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Tre shtetaset e huaja, të moshave 24, 29 dhe 33 vjeçe, janë mbajtur në Stacionin policorë të Gostivarit dhe më pas janë dorëzuar në Njësitin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatdhesim, ndërsa më vonë janë dërguar përpara gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën themelore Gostivar.
Loading…