Aktivisti nga Drenasi: Rasti i abuzimit me vajzën, ka qenë i njohur prej dy vitesh (Video)

Aktivisti nga Drenasi: Rasti i abuzimit me vajzën, ka qenë i njohur prej dy vitesh (Video)

Aktivisti nga Drenasi, Afrim Berisha, ka thënë se ngjarja me vajzën ka ndodhur për shkak se të përfshirët në rast kanë menduar se asnjëherë nga ta nuk do të kërkohet llogari për ato vepra.

Berisha, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se kryerësit e veprave me të miturën e kanë ditur që drejtësia nuk do të funksionojë, prandaj kanë vepruar prej dy vitesh.

“Edhe Qendra për Punë Sociale e kanë ditur rastin nga viti 2017. Kur intervistohet një e mitur aty duhet të jetë punëtori social dhe zyrtari nga Qendra për Punë Sociale. Ata nuk kanë qenë aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Aktivisti nga shoqëria civile në Drenas, ka thënë se rasti i vajzës nga Drenasi vë në faj të gjitha institucionet nga paslufta, pasi që është krijuar situatë e tillë e mos ndëshkueshmerisë.

“Askush nuk mund të gjuaj fajin vetëm te institucionet aktuale. Të gjitha institucionet që nga paslufta kanë përgjegjësi për këtë rast”.

Berisha ka thënë se pjesëmarrja e profesorëve dhe drejtorit të shkollës në protestën e organizuar në Drenas ka ndikuar që situata të mos del jashtë kontrollit.

“O je me krimin, o kundër krimit. Nuk ka zgjidhje të ndërmjetme… Mllefi i protestuesve ishte shumë i madh. Pjesëmarrja e profesorëve e zbuti situatën”.

Aktivisti nga shoqëria civile në Drenas, ka thënë se ka dyshime se edhe shoku i zyrtarit policor që ka abuzuar me vajzën ka ngacmuar atë.

“Zyrtari policor kur ka marrë në intervistim vajzën nuk ka qenë i vetëm”, tha Berisha./

TAGS