Aktivisti Ron Gjinovci i thotë Ramës në sy: Nga ti mund të mësosh vetëm si të jesh diktator! Oligarkët ju komandojnë… / VIDEO

Aktivisti Ron Gjinovci i thotë Ramës në sy: Nga ti mund të mësosh vetëm si të jesh diktator! Oligarkët ju komandojnë… / VIDEO

Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin e Berat Buzhalës, në televizionin “T7”.

Debati i Ramës me aktivistin Rron Gjinovici, është kthyer në viral, për faktin se Gjinovici i ka thënë kryeministrin një të vërtetë mjaft të hidhur.

Ai tha se nga Edi Rama mund të mësosh vetëm si të bëhesh diktator dhe autoritar.

Rron Gjinovici: Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dje në Tiranë janë dhūnuar, arrestuar, ndaluar, dhjetëra aktivistë, qytetarë dhe artistë. Nuk mundem pa ju thënë, se veprimi juaj dje ka qenë talebanesk. Dje ju çfarë keni bërë që në katër të mëngjesit në Shqipëri, ka qenë tērrorìzuese. Jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Nuk mundet të besoj dikush, që të gjithë këtë e keni bërë për arsye estetike. Nuk e di si doni t’i bindni më njerëzit, që prapa këtij veprimi, nuk qëndron “zhvillimi i pjesës pas teatrit”, që në fakt kërkohet prej oligarkëve, që tani të gjithë mendojnë se qëndrojnë prapa jush dhe ju nuk qeverisni fare në Shqipëri. Më vjen keq.

Më tej aktivisti vijoi: “Prej teje s’kam mundësi me mësu kurrgjo për besë, përveç qysh me qenë diktator, autoritar, kaq, t’i smundem me mësu…”.

VIDEO: