Aktori Besart Sllamniku i gatshëm t’ju përgjigjet 20 pyetjeve interesante nga fansat në Instagramin e Telegrafit

Aktori dhe producenti i njohur, Besart Sllamniku, pas suksesit të filmit “Zonjusha”, do të sjell brenda këtij muaji premierën e filmit “Diamanti”.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale tashmë trailerin e filmit, i cili i plotë do të jepet premierë më 25 tetor në kinemanë më të madhe në vend, ‘Cineplexx’.

Më videon më poshtë mund të ndiqni trailerin e filmit “Diamanti”:

Pjesë e këtij filmi do jenë aktorë të njohur vendorë, teksa i ftuar special në film është reperi Majk, i cili për herë të parë shijon eksperiencën e pjesëmarrjes në një film.

Besart Sllamniku është i ftuar këtë javë në hapësirën e 20 pyetjeve në Instagramin zyrtar të portalit “Telegrafi”.

@telegrafisti, ju do të keni mundësinë t’i bëni pyetjet tuaja të preferuara aktorit Sllamniku, i cili do të jetë në dispozicion gjatë 24 orëve për të dhënë përgjigje.

Aktori dhe producenti, Besart Sllamniku (Foto: Besart Sllamniku/Facebook)

Vetëm 20 pyetje të bëra nga fansat do të përzgjidhen, ndaj përparësi do të kenë pyetjet më të veçanta.

Si një aktor tashmë i dëshmuar në skenën vendore, fansat do të jenë të lirë të pyesin çfarë të duan rreth karrierës apo jetës private të tij. /Telegrafi/

TAGS