Aktori i njohur e akuzoi për kopjim, ja reagimi i Delinda Dishës

Aktori i njohur e akuzoi për kopjim, ja reagimi i Delinda Dishës

Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, i njohur edhe si Xhoda, ishte i ftuar në puntatën e fundit e emisionit “Shiko kush luan´´. Aktori e quajti kopje “Çiftin e lumtur´´ nga Delinda dhe Olsi në Kalifornia.





“Unë dhe Flori që në zanafillën e çiftit të lumtur, e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot, kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në fillime ne e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe përsa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është e bukur sa origjinali”, është shprehur aktori i humorit.

Pas deklaratën së tij, Delinda ka reaguar me anë të një postimi në “Instastory´´ ku ka thumbuar aktorin e humorit.

“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në Klanifornia origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, shkruan Delinda.

TAGS