Aktori Idris Elba: Koronavirusin e mora nga gruaja e kryeministrit kanadez

Aktori Idris Elba: Koronavirusin e mora nga gruaja e kryeministrit kanadez

Edhe aktori Idris Elba është infektuar me Koronavirus. Në një deklaratë të tij, Elba ka bërë me dije se është kontaminuar nga gruaja  e kryeministrit kanadez Justin Trudeau. Sipas tij, ai është takuar me zonjën Trudeau më 4 mars në Wembley të Londrës, gjatë një eventi bamirësie.





Ekziston edhe një foto e atij takimi, ku midis tyre ndodhet edhe një personazh tjetër shumë i njohur, kampioni i botës të Formula 1 Leëis Hamilton, që padyshim tani ka arsye për të kërkuar një testim për COVID -19.

Elba deklaroi se është i shqetësuar për infektimin  e tij, duke qenë vetë pjesë e popullatës më të rrezikuar. “ Kam jetuar pothuajse gjatë gjithë jetës time, me probleme në frymëmarrje dhe me astmën. Koronavirusi nuk ishte diçka që do të duhet ta merrja në këtë situatë. Më shqetëson fakti që gjendja ime mund të ndryshojë për keq shumë shpejt”, u shpreh ai.

TAGS