Aktori kosovar përkujdeset për postimin më interesant lidhur me Christian Panuccin

Shqipëria e nisi me humbje fushatën eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2020” duke u mundur nga Turqia në Shkodër me rezultat 2:0.

Aktori i mirënjohur kosovar, Fatmir Spahiu ka reaguar në mënyrë interesante në rrjetin social ‘Facebook’ pas humbjes.

“Kombëtares shqiptare sonte as Skënderbeu përballë turqve si kryen punë. Panuccin ua kisha ndërruar me djathë të Sicilisë”, shkruan Fatmir Spahiu.

Krahas Spahiut, edhe tifozët në shkallët e stadiumit ‘Loro Boriçi’ kanë kërkuar që të largohet Panucci.

Shqipëria ndeshjen e radhës e luan të hënën ndaj Andorrës.

TAGS