Aktori shqiptar përkrah futbollistët e Kosovës për ndeshjen e sotme

Aktori shqiptar përkrah futbollistët e Kosovës për ndeshjen e sotme
9:10 | 10 Tetor 2019

Foto: Instagram

Muhamed Arifi i ka shkruar disa fjalë para fillimit të ndeshjes e cila do të mbahet sonte.

Sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore në mes Kosovës dhe Gjibraltarit, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast djemtë e Kosovës kanë pranuar përkrahje të shumta nga publiku por edhe nga emrat e njohur të estradës.

Ndër ta edhe aktori i njohur shqiptar, Muhamed Arifi i cili e ka publikuar një foto në Instagram.

“Knaqesi qe i takova djemt e Kosoves, @milotrashica7 @amir_rrahmani13. Shume suksese krenarise se vendit tone, Dardaneve, ne lojet ne vazhdim dhe ne rrugen e tyre per t’na realizuar enderren e popullit tone. Shihemi ne Euro 2020″, ka shkruar Arifi pranë postimit të fotografisë./Lajmi.net/