Aktorja e njohur bëhet me Instagram, thyen rekord të ndjekësve për 24 orë

Aktorja e njohur bëhet me Instagram, thyen rekord të ndjekësve për 24 orë
13:51 | 16 Tetor 2019

Foto: Getty Images

Jennifer Aniston ka ‘thyer’ rrjeitn.

Jennifer Aniston gjatë ditës së djeshme hapi llogari zyrtare në rrjetin social Instagram, shkruan lajmi.net.

Aktorja ka publikuar një fotografi, të cilën e ka realizuar bashkë me aktorët e “Friends”, e cila ishte fotoja që ua mori zemrën të gjithëve.

Por, ajo që të bie në sy, është fakti se Jennifer ka thyer rrjetin me numrin rekord të ndjekësve që arriti në më pak se 24 orë.

Ajo tashmë llogarit 7.4 milionë ndjekës, shifër të cilën shumë të famshëm nuk e arritin për një kohë të gjatë. /Lajmi.net/

TAGS