Aktorja pozon për herë të parë me Amarin: Më është bërë xheloz dhe burri

Aktorja pozon për herë të parë me Amarin: Më është bërë xheloz dhe burri

Aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar.



Së fundmi, aktorja postoi një foto me vogëlushin e saj, teksa po bënin një xhiro me karrocë. Bashkangjitur postimin Gixhari shkruan se Amar është i vetmi në botë që e ka bërë të qeshë, të qajë, të vuajë e të lumturohet, ai që e le pa gjumë dhe i jep forcë të mendoj ndryshe për të ardhmen.

“Ja dhe mami ja doli te bej nje foto po shapka shtëpie. Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume,me ben te drridhem,me jep forc,te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere xheloz dhe burri Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane”, shkruan aktorja.

TAGS