Aktualitet“Black Swan”, jo kjo nuk është një katastrofë e rrallë

Aktualitet“Black Swan”, jo kjo nuk është një katastrofë e rrallë

Nga Ben Zimmer

Menjëherë pas pandemisë së koronavirusit dhe ndikimit të saj katastrofik në tregjet financiare, komentuesit kanë rikthyer një metaforë të njohur: “mjellmën e zezë”. “Coronavirusi është mjellma e zezë e vitit 2020“, thuhej në një memo që firma sipërmarrëse e Silicon Valley, Sequoia Capital lëshoi më 5 mars. Që atëherë, shpërthimi Covid-19 ka bërë bizneset që përballen me perspektiva të rënda ekonomike dhe kriza e shëndetit global vazhdon të dalë jashtë kontrollit.

Një “mjellmë e zezë”, për parashikuesit e tregut, është një ngjarje e rrallë, e paparashikueshme me efekte serioze dhe të pashmangshme. Teoria e “ngjarjeve të mjellmës së zezë” u zhvillua nga Nassim Nicholas Taleb në librin e tij të vitit 2001, “Fooled by Randomness: Roli i fshehur i fatit në jetë dhe në tregje”, dhe më pas në librin tjetër që doli në treg në vitin 2007, “Mjellma e Zezë: Ndikimi i jashtëzakonshëm i të pamundshmes.”

Z. Taleb rikujtoi një shprehje me rrënjë klasike, duke shkuar pas deri tek poeti romak Juvenal dhe “Satirat” e tij, të shkruara në latinisht në fillim të shekullit të 2-të. I lashti vëzhgonte me dëshpërim se sa e vështirë ishte të gjeje një grua me një set të virtyteve të duhura, duke e përshkruar një grua të tillë si “rara avis in terris nigroque simillima cygno”, ose “një shpend aq i rrallë mbi tokë sa një mjellmë e zezë”.

Nga ky varg i famshëm, “rara avis” donte të thoshte një person ose diçka që haset shumë rrallë, dhe “mjellma e zezë” u bë një fjalë e zakonshme për diçka me pak shanse për të ndodhur. Në atë epokë mjellmat dihej se kishin vetëm pendë të bardha.

Në anglishten e hershme moderne, “mjellma e zezë” ishte një krahasim i shpeshtë për figura të shquara, të vështira për tu gjetur. Në një predikim të vitit 1570, kleriku anglez Thomas Drant kujtoi Kornelin, centurionin romak që thoshte se ishte johebreu i parë që u kthyen në krishterim. Drant shprehej kështu: “Kapiteni Cornelius është një mjellmë e zezë në atë brez.”

Më vonë, në 1697, eksploratori hollandez Ëillem de Vlamingh bëri një zbulim befasues ndërsa udhëtonte në Australinë Jugperëndimore. Ai pa se atje kishte një numër të madh mjellmash të zeza, megjithëse evropianët mund të mos kishin besuar në rrëfimet e hershme për këto krijesa që I shikonin aq fantastike sa njëbrirëshit.

Filozofi John Stuart Mill e rimori imazhin e mjellmës së zezë në “Një sistem logjik” në 1843 për të demonstruar rreziqet e arsyetimit induktiv: Meqenëse evropianët nuk kishin parë kurrë një mjellmë të zezë para eksplorimit të Australisë, thënia “Të gjitha mjellmat janë e bardha” dukej e vërtetë. Nën shembullin e Mill, Karl Popper dhe Bertrand Russell e futën mjellmën e zezë në veprat e tyre filozofike si një shembull të rreziqeve për të deklaruar diçka të pamundur bazuar vetëm në përvojën e kufizuar të një personi. Taleb u përpoq të shkonte përtej këtij gabimi logjik duke siguruar një kornizë më të saktë për “ngjarjet e mjellmës së zezë” për sa i përket pamundësisë së tyre statistikore dhe ndikimeve të papritura.

Por disa kanë argumentuar se kriza shëndetësore Covid-19 nuk duhet të konsiderohet një mjellmë e zezë sepse nuk ishte aq e pamundur. Analistja politike, Michele Wucker ka një emër tjetër për pandeminë dhe kaosin ekonomik të pranishëm. Ajo e quan atë një “rinoceront gri”, termin i saj për ngjarje që janë “të dukshme, që vijnë drejt teje, me ndikim të madh dhe pasoja shumë të rënda“.

Në Washington Post, Ëucker vuri re se “mjellma e zezë” është një term i përshtatshëm për autoritetet politike dhe financiare që duan të lajnë duart nën emrin e fatkeqësive “të paparashikueshme” në një kohë që nuk kanë munguar shenja e paralajmërime të shumta. “Mungesa e vëmendjes ndaj rinocerontit gri” argumenton ajo, “do të ishte një etiketim shumë më i saktë i kohës sonë sesa kthimi në mënyrë retroaktive tek mjellmat e zeza“. / WSJ