13 Shkurt 2019 / 14:12
Prokuroria Themelore e Shkupit njofton se ka ngritur akuzë kundër katër personave të cilët akuzohen se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.
Të akuzuarit, të punësuar si persona zyrtarë në Agjencinë për Kadastër në Shkup, me shfrytëzimin e pozitës zyrtare dhe në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Kadastër të Patundshmërive kanë bërë marrëveshje për kryerjen e shërbimeve konsultante me Entin Gjeodezik të Serbisë.
Marrëveshjet janë bërë në dhjetor të vitit 2016, në kuadër të projektit për menaxhim me patundshmëritë, ndërsa në bazë të tyre të akuzuarve u janë paguar mjetet shumë muaj në vitin 2017. Në këtë mënyrë, secili nga të akuzuarit, në varësi të angazhimit të tij, për vete ka furnizuar pasuri kundërligjore me vlerë më të lartë, gjegjësisht 1.000.541 denarë, 763.031 denarë, 753.072 denarë dhe 930.378 denarë.
Loading…