Akuzat për Thaçin, analisti nga Kosova: Skandaloze, prokurori ka qenë tendencioz. Ngjajnë si pamflet politik

Akuzat për Thaçin, analisti nga Kosova: Skandaloze, prokurori ka qenë tendencioz. Ngjajnë si pamflet politik
Tash esht Koha

Analisti nga Kosova Ismail Tasholli i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se akt-akuzat kundër presidentit Hashim Thaçi janë skandaloze.



Tasholli u shpreh se duket se prokurori ndaj çështjes Thaçi ka qenë tendencioz, kurse shton se të gjitha akuzat duken si pamflet politik.

“Akuzat ishin në kohën që presidenti po udhëtonte për në Shtëpinë e bardhe. Akuza nuk është e shkëputur nga ajo që po ndodhte pra. Ka kaq vite që bëhen gjyqe ndaj shumë ish pjesëtarëve të UCK-së. Duket sikur ne kemi pasur ushtrinë e Kinës. Akuza e fundit ka interpretime, madje edhe socio-politike.

Aty thuhet se “politika kosovare del mbi shoqërinë”, gjë shumë komplekse. Aty thuhet edhe “besoj”, që do të thotë rrafshi është hipotetik dhe joserioz. Duket që prokurori ka qenë tendencioz. Thaçi tha se nëse akuzat vërtetohen, do të japë dorëheqjen, që është korrekte. Akuzat janë skandaloze e duket si pamflet politik”, u shpreh Tasholli.

Tash esht Koha