Akuzohet se nxori në pritë të dashurin e saj Hekuran Billa, Apeli lë në burg Adiola Lakrën

Akuzohet se nxori në pritë të dashurin e saj Hekuran Billa, Apeli lë në burg Adiola Lakrën

Adjola Lakra, 26-vjeçarja që nxori në pritë 40-vjeçrin Hekuran Billa do të vijojë të qëndrojë në burg në vijim të hetimeve ndaj saj.



Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi masën e sigurisë të shkallës së parë “arrest me burg” për Adjola Lakrën, e cila akuzohet se ka pasur rol kyç mbrëmjen e 11-qershorit, ku akuzohet se nxori në pritë të dashurin e saj, Hekuran Billa.

Dyshohet se Lakra është përdorur nga 23-vjeçari Sebastian Mali, për të nxjerrë Billën në pritë, ku dhe u ekzekutua me silenciator.

Pas arrestimit të Malit u zbuluan bisedat e shumta me Adjolën, çka bëri që policia ta mbajë nën vëzhgim.

Sebastian Mali është djali i motrës së Prel Markut, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga viktima Hekuran Billa, për të cilën ai ishte dënuar dhe kishte arritur që të lirohej.

I dyshuari kryesor, i cili mendohet të ketë shkrepur armën, Viktor Marku, është gjithashtu daja i Malit dhe vëllai i Prel Marku.