Alaba vendos për të ardhmen

Alaba vendos për të ardhmen
13:26 | 23 Korrik 2019

David Alaba po planifikon të kalojë edhe një sezon të ri te Bayern Munich, pavarësisht raporteve për interesimin e disa skuadrave.

Media e madhe gjermane, Bild, raporton se reprezentuesi austriak ka vendosur të mbetet te Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

27 vjeçari ka qenë i lidhur me Manchester Cityn dhe Barcelonën në javët e fundit.

Ky do të jetë sezoni i 11-të i Alabas si pjesë e skuadrës së Bayern Munich, dhe ai është afër të arrijë 350 paraqitje me klubin./Lajmi.net/

TAGS