Alba: Fitorja ndaj Man Utd na vështirësoi përballjen me Sociedad

Alba: Fitorja ndaj Man Utd na vështirësoi përballjen me Sociedad
Tash esht Koha

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka dhënë disa komente pas fitores së skuadrës së tij ndaj Real Sociedad.

Barcelona triumfoi me rezultatin 2:1 në xhiron e 33-të kundër Sociedad, për tu shkëputur me 9 pikë në krye të tabelës.

Në këtë ndeshje, ishte pikërisht mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, ai i cili realizoi golin e fitores për skuadrën e tij.

Pas ndeshjes, lojtari është shprehur shumë i lumtur, dhe për vështirësitë që patën, ‘fajin’ ia ka lënë skuadrës së Manchester United.

“Ishte shumë e vështirë. Sidomos pas ndeshjes me Manchester United, por ne arritëm të mbesim në rrugën e duhur” ka thënë Alba, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ne ishim pak më mirë në pjesën e dytë sesa në të parën. Ne jemi të lumtur me sezonin dhe jam i lumtur me golin e shënuar” ka thënë tutje spanjolli.

“Ne kontrolluam ndeshjen dhe krijuam më shumë shanse se ata. Real Sociedad janë skuadër serioze që gjithmonë synojnë të marrin ndeshjen. E dinim se do të ishte kështu” ishin fjalët e Jordi.

Jordi Alba arriti ta gjente rrugën e golit pas asistimit të pranuar nga argjentinasi Lionel Messi.

Testi i radhës për të dhe skuadrën katalane do të jetë të martën, kundër Deportivo Alaves. /Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS