Alban Muqiqi vazhdon kontratën me FC Prishtinën

Prishtina ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me portierin, Alban Muqiqi.

Portieri 23 vjeç, Muqiqi, kishte mbetur pa kontratë pasi i kishte skaduar.

Gardiani  ka vendosur të vazhdojë qëndrimin në klubin e tij amë në të cilin është rritur dhe për një vit e gjysmë.

Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare.

Muqiqi është fëmijë i Prishtinës dhe ai vazhdon t’i qëndroj besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar.

“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time dhe normalisht, megjithëse se kisha kontakte edhe nga klube tjera, zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë Muqiqi për ueb faqen e klubit.

Muqiqi është aktualisht portieri i dytë te Prishtina, pas Visar Bekajt. /Telegrafi/

TAGS