Alban Ramosaj po finalizon projektin e ri

Alban Ramosaj po finalizon projektin e ri
14:46 | 19 Tetor 2019

Alban Ramosaj po sjell këngë të re.

Alban Ramosaj përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar pamje nga studio muzikore, ku edhe po punon për të finalizuar projektin e ri.

“O se kini iden qka kena bo. Kënga e re publikohet shumë shpejt”, ka shkruar ai, teksa tregoi se bashkëpunoi me “Tull Production”.

Fansave të Albanit u mbetet të presin e të shohin se çfarë ka përgatitur ky artist. /Lajmi.net/

TAGS