Albërie Hadërgjonaj uron festën me një foto pranë dy vajzave të saj

Albërie Hadërgjonaj uron festën me një foto pranë dy vajzave të saj
14:46 | 25 Dhjetor 2019

Foto: Instagram

Edhe Albërie Hadërgjonaj uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes.

Albërie Hadërgjonaj ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet pranë dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shfrytëzoi rastin që përmes kësaj fotoje t’ua urojë Krishtlindjen gjithë besimtarëve të krishterë.

“Urime Krishtlindja”, ka shkruar ajo sipër fotos, ku që të trija ishin veshur me fustane elegante.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Albërie Hadërgjonaj është “Ku ta gjej dikë ta dua”, me të cilën garoi në “Festivalin e Këngës” në RTSH. /Lajmi.net/

TAGS