Albërije Hadërgjonaj flet lidhur me paragjykimet që ka dëgjuar për vete

Albërije Hadërgjonaj flet lidhur me paragjykimet që ka dëgjuar për vete

Albërije Hadërgjonaj e ka dëshmuar edhe njëherë se është e hapur para publikut.

Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj gjatë një intervsite të fundit në “E diel” ka folur lidhur me karrierën e saj dhe jetën private, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja shpjegoi se komente të tilla e motivojnë për të punuar më shumë, por nga ana tjetër ka theksuar se ky negativitet nuk i bën mirë asnjërit prej nesh.

“Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën” tha ajo duke sqaruar gjithçka.

“Unë në jetën time s`kam ecur falë krahëve të askujt, përveçse zërit tim që ma ka dhuruar Zoti si diamant dhe që e kam vënë në punë duke mbajtur shumë njerëz. Nuk pushoj kurrë së punuari, jam tërë kohës në udhëtim”, ka përfunduar këngëtarja./Lajmi.net/

TAGS