Albin Kurtin e rrëzuan vetëm Gringot dhe askush tjetër

Albin Kurtin e rrëzuan vetëm Gringot dhe askush tjetër

Shkruan: Arian Çani

Unë personalisht nuk kam patur asnjëhërë ndonjë simpati për Albin Kurtin dhe qasjen e tij ideologjike ndaj shoqërisë dhe shtetit që ai donte të ndërtonte. Por kjo nuk më pengon të them sonte se lajmi i pak minutave më parë i rrëzimit të Qeverisë së tij na provon edhe njëhere se fjalët demokraci dhe sovranitet nuk janë tjetër veçse gënjeshtra që iu serviren turmave naive për të fshehur lojën e vërtet që bëhet aty ku syri dhe mendja e turmave e ka të vështirë të shohë.

Sonte Albin Kurtin nuk e rrëzoi as Isai i LDK as Thaçi, as Rama dhe as Zoti. Sonte Kurtin e rrëzuan Gringot sepse ai nuk iu bind urdhërit të tyre. Kurti nuk ishte kali i bastit të tyre. Gringot nuk duan shkopinj nën rrota. Kurti ishte shkopi nën rrotat e tyre. Kosova duhet t’i japë ca territore Beogradit sepse kështu duan Gringot. Jetojmë në xhungël. Ligjin e bën më i forti. Ndaj mjaft më me fjalët sovranitet dhe demokraci apo zgjedhje të lira e të ndershme. Këto ekzistojnë vetëm si gënjeshtra. Gringot kanë parime të tjera.