Albin Tahiri: Jam krenar që barta flamurin e Kosovës (Video)

Sot, janë hapur Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Për herë të parë në këto lojëra ka marr pjesë edhe Kosova, e cila përfaqësohet me një sportist.

Albin Tahiri ka bartur flamurin e shtetit tonë gjatë parakalimit të vendeve në stadiumin e qytetit korean.

Skiatori 28-vjeçar ka folur për herë të parë rreth emocioneve për bartjen e flamurit të Kosovës.

“Jam shumë krenar që bëmë histori. Unë kam bartur flamurin e Kosovës me shumë respekt. I falënderoj të gjithë për ndihmën”, ka thënë shkurt skiatori.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se Albini garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë në ski.

Ndryshe, edhe Shqipëria ka parakaluar me sportistët e vetë në ditët e sotme në PyeongChang. /Telegrafi/