Albini është Kosova!

Albini është Kosova!

Shkruan Naser Selmani

Shkarkimi i kryeministrit Albin Kurtit është skenar kundër shtetit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në rajon.

Titistët e Isa Mustafës dhe enversitët e Hashim Thacit po punojnë bashkë për të mbrojtur dominimin serbo-rus në Ballkan.

Pasi Serbia nuk arriti të gunjëzojë Albin Kurtin, ka aktivizuar planin rezervë për të rikthyer në qeveri satelitët e saj shqiptar, të rekrutuar nga agjentura jugosllave dhe sovejtike të kohës së komunizmit.

Ata i bashkon ideologjia sovjetike, e cila deri tani përmes mortajës së kuqe, me sukses kanë penguar lulëzimin e racës shqiptare në Ballkan.

Taksa, shkarkimi i Veliut dhe kinse ruajtja e marrëdhënieve me SHBA, janë vetëm pretekste. Arsyeja e vërtet e çartjes së tyre është zbatimi i marrëveshjeve të fshehta me Vuçiçin, të cilat do ta gjymtojë Kosovën dhe do ta shëndrojë atë në protektorat serb në distancë.

Lugatët politik, do të bëjnë çmos për të penguar etablimin e një klase të pakorruptuar politike në Kosovë, e cila me dashuri, dije dhe përkushtim do t’i shërbejë vendit duke sfiduar politikat agresive serbe!

Kosovarët duhet të zgjedhin mes lirisë dhe nënshtrimit ndaj argantëve të Vuçiçit. Krimi komunist i Enver Hoxhës për 45 vjetë, do të reprizohet nga soji i Mustafës dhe Thaçit në Kosovë.
Skenar i kobshëm kundër Kosovës, i cili do të pëpiqet të zbatohet qoftë edhe duke shkaktuar një luftë qytetare!

Mbroni Kosovën duke mbështetur kryeministrin Albin Kurti!
Sot Albini është vetë Kosova!