Alsat 2019-11-22T17:32:26+01:00
Rinia e Aleancës për Shqiptarët për shënimin e 111 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip, në qytetin e Manastirit në mënyrë simbolike mbolli 36 fidanë. Kreu i të rinjve nga kjo parti, Omer Ajdini theksoi se ky veprim tregon se në vend po mbillet një shpresë e re, shpresë për unifikim.
“Ne sot, si Forum Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbollëm 36 fidane këtu në Manastir. Nga këtu u bëjmë thirrje çdo të riu dhe çdo të reje shqiptare, që pa hezituar të përdorë shkronjat alfabetit të kësaj gjuhe perëndie për të artikuluar, shkruar e thënë atë që ndjen dhe mendon, e që janë nevojat dhe dëshirat e parealizuara të të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Pra, përkujtimi i ditës së unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe, le të jetë rikujtues i nevojës për unifikimin tonë si rini, për t’i artikuluar e realizuar të drejtat tona gjatë kohë të mohuara, duke filluar nga arsimi cilësorë dhe shkolla shqipe çdo kund ku ka shqiptarë; deri tek mundësitë për punësime pa favore, korrupsion apo nënshtrim”-tha mes tjerash Omer Ajdini, kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët.
Loading…