Aleksis Cipras: Po tejkalohen barrierat tridhjetë vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Aleksis Cipras: Po tejkalohen barrierat tridhjetë vjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Vizita ime këtu është vizita e parë e një Kryeministri grek në Maqedoni, kemi humbur shumë kohë afërsisht 30 vjet për ti kaluar këto barriera.

Para pak kohe më kjo ishte e paarritshme por edhe e padiskutueshme,  mirëpo sot kjo është duke ndodhur ku nënshkruam disa memorandume bashkëpunimi.

Në nivel të politikës së jashtme kemi krijuar mirëkuptim dhe kemi arritur plan për koordinim në të gjitha fazat dhe bashkëpunim rreth politikave evropiane, gjithashtu sot kishim mundësinë të flasim rreth qëndrimeve për të ndërtuar bashkëpunim të ngushtë për në NATO në mes të Greqisë , Bullgarisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për ti përmirësuar marrëdhëniet tone me të gjitha shtetet fqinje, ka thënë kryeministri grek Aleksis Cipras.

Në kornizë të procesit të Berlinit, që është iniciativa evropiane për vendet e Ballkanit perëndimor kemi biseduar edhe për ndërmarrjet dhe energjetikën ku të ftuarit tonë të posaçëm ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne kemi disa biznese greke që tani për tani janë aktive në Maqedoninë e Veriut dhe kanë qenë edhe më herët, por gjithashtu kemi marr me vete rreth 100 ndërmarrës që do të mund ti këmbejnë idetë e tyre për bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve.

Në kornizë të bashkëpunimit ekonomik, do të diskutohet edhe rreth shkëmbimit të mallrave dhe si të avancojmë biznesin dhe rritjen e investimeve, qeveria jonë ka parashikuar dhe posedon rreth 100 milionë euro buxhet që do të investohen në Ballkanin perëndimor e sidomos në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri grek, Aleksis Cipras mes tjerash theksoi se po shqyrtohet dhe është diskutuar rreth hapjes së një pike të re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e cila është paraparë që të hapet në vendin e quajtur Promahoi, për të lehtësuar qarkullimin e lirë mes dy shteteve po i njëjti do të ndihmojë edhe në pjesën e turizmit.

Loading…

TAGS