Alsat 2019-03-30T13:12:49+01:00
Ngritja e temperaturave ka çuar në rritjen edhe të numrit të personave që vuajnë nga alergjitë e ndryshme të stinës së pranverës, thonë nga klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë por pa dhënë shifra konkrete mbi rastet e paraqitura.
Që prej para disa javësh kur filluan të ngritën temperaturat, është shtuar edhe numri i pacientëve që paraqiten në Klinikë. Ata ankohen nga simptome të ndryshme, si djegie e syve, kruarje, lotim të syve, skuqje, rrjedhje të hundëve, teshtima, bllokim të hundëve etj. Derisa moti është me reshje dhe vranësira, ka më pak prezencë të polenit, me këtë edhe më pak pacientë paraqiten. Por kur temperaturat shënojnë rritje me mot të thatë atëherë kemi numër më të madh të pacientëve. Të mos harrojmë se kjo periudhë është ndërmjet stinëve dhe ende kemi pacientë me infeksione nga virozët – deklaroi Dejan Dokiq, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë.
Shërimi i alergjisë është i pamundur atëherë kur pacientët nuk marrin terapinë e duhur apo atë të cilën ua rekomandon mjeku. Ekspertët rekomandojnë që pas shfaqjes së simptomave si teshtima, kollitja, kruarja e syve dhe hundëve, të drejtohen tek mjekët.
Së pari doja të apeloj që pacientët të mos shërohen vetë. Shpeshherë ndodh që pasqyra klinike e alergjisë të mos jetë e shkaktuar nga poleni, mund ndonjëherë të jetë nga infeksione virusale dhe këtë nuk mund ta identifikojnë pacientët. Derisa kanë teshtima këtë periudhë, të gjithë mendojnë se kanë alergji mirëpo kjo duhet të vërtetohet dhe të mos marrin ilaçe pa rekomandimin e mjekut i cili duhet të bëj testin e lëkurës që të mund të konstatojë nëse ai pacient ka ndonjë alergji – tha Dejan Dokiq, Drejtor i Klinikës së Pulmologjisë dhe Alergologjisë.
Ndër shkaqet më të shpeshta të paraqitjes së alergjive nga poleni si dhe nga drunjtë dhe lulet tjera që çelin në pranverë janë ajri i ndotur si dhe kequshqyerja.
Vjollca Aliti
Loading…