Alergjitë në pranverë, cilat janë dhe kush rrezikohet më shumë nga to?

Alergjitë në pranverë, cilat janë dhe kush rrezikohet më shumë nga to?

Alergjitë janë të shumëllojshme, duke nisur që nga alergjia ajrore, alergjia ushqimore, dermatitet alergjike, ku futen dermatitet alergjike të kontaktit, që e hasim kryesisht tek fëmijët që lindin me rjebull.

1-Alergjia ajrore është alergjia që vjen nga pluhuri, poleni i  pemëve, lagështia, myku, si dhe nga kafshët shtëpiake.

2-Alergjia ushqimore vjen nga ushqimet e ndryshme dhe diagnostikohet mbi 1 vjeç si moshë, me ushqimet e para që merr fëmija.

3-Dermatiti alergjik i kontaktit është më i shprehur tek ata që punojnë në parfumeri, parukeri, persona që janë në kontakte të vazhdueshme me detergjentë si llakra, bojra etj. Ky lloj dermatiti vjen si pasojë e përdorimit të nikelit, i cili është i prekshëm, p.sh. nëpërmjet bizhuterive dhe i lëngshëm nëpërmjet frutave të thata, përdorimit të birrës, apo disa ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë nikeli si: domatja, spinaqi, lulelakra dhe sallata

TAGS