Alex Morgan nuk i ndahet topit as në muajin e nëntë të shtatzënisë

Alex Morgan nuk i ndahet topit as në muajin e nëntë të shtatzënisë

Fituesja e Kupës së Botës me SHBA-të, Alex Morgan do të bëhet nënë e një vajze gjatë muajit prill.

Megjithatë, edhe pse me një bark ku i vërehet shtatzënia, Morgan nuk i është larguar futbollit.

Madje ajo kishte planifikuar të marr pjesë në Lojërat Olimpike gjatë korrikut, por për fat të mirë të saj ato janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Në moshën 22 vjeçare, Alex Morgan bëri debutimin e saj në Kupën e Botës me SHBA, duke u bërë lojtarja më e re në listë.

30 vjeçarja që atëherë ka shënuar mbi 100 gola dhe ka qenë e dyta në listën e lojtareve më të mira në Botë të zgjedhur nga FIFA. 

MEDIAL.mk