Alexander Arnold ëndërron për shiritin e kapitenit të Liverpool

Alexander Arnold ëndërron për shiritin e kapitenit të Liverpool
23:22 | 31 Tetor 2019

Trent Alexander – Arnold është një nga lojtarët që po rritet me hapa të mëdhenj.

Anëtari i Liverpool është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të krahut të djathtë momentalisht, duke shkëlqyer nën urdhrat e Jurgen Klopp.

Lojtari deri më tani ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, por ai ka edhe disa ëndrra të tjera të cilat synon t’i realizojë.

Një nga këto ëndrra është edhe ajo që një ditë të jetë kapiteni i skuadrës.

“Nuk kam turp ta them këtë (kapiteni) është një ëndërr për mua” ka thënë Arnold për ‘BBC Radio 5 Live’, transmeton lajmi.net.

“Nëse kjo kthehet në realitet ose jo, nuk varët nga unë. Nuk vendos unë se kush është kapiteni. Por, kjo është një gjë që do të doja një ditë. Të jem kapiten i Liverpool është diçka që gjithmonë kam ëndërraur dhe ajo më motivon” ishin fjalët e reprezentuesit të Anglisë.

Arnold është edhe pjesë e kombëtares së Anglisë. Ai ishte pjesë e skuadrës edhe në triumfin e fundit të ‘Tre Luanëve’, kundër Bullgarisë. /Lajmi.net/

TAGS